Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike e Kosovës, Kujtim Gashi ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka kërkuar PDK-së të krijoj koalicion, por ai tha se e refuzuan.
“Gjithsesi, pas rënies se Qeverisë kemi pasur ta quaj ashtu ‘msit’ për të hyrë bashkë me Vetëvendosjen, por natyrisht nuk kemi pranuar as të takohemi. Derisa nuk mbahen zgjedhjet e lira nuk do të jemi pjesë e asnjë partie”, ka thënë Gashi, për Front Online.
Gjuha ofenduese që Vetëvendosja drejtoi për vjet me radhë kah PDK-ja, Gashi thotë se e ka dëmtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm në këtë fazë mes dy partive.