Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shprehur dëshirën që t’i shpërndaj 11 bursa për 11 studentë nga Skënderaj, në vlerë prej 300 euro për student, ku vlera totale e bursave është 3330 euro, përcjell InLajmi.
Këtë e ka bërë të ditur i pari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.
Ai ka thënë se përzgjedhja e studentëve përfitues të bursave edhe nga donatorët do të bëhet nga Komuna dhe sipas kritereve të përcaktuara me thirrjen publike.
Statusi i plotë i tij:
Pas shpalljes së thirrjes për ndarjen e bursave për studentë, nga buxheti i komunës së Skenderajt, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Bekim Haxhiu ka shprehur dëshirën që t’i shpërndaj 11 bursa për 11 studentë, në vlerë prej 300 euro.
Në emrin tim dhe të studentëve falënderoj deputetin Haxhiu për përkrahjen dhënë studentëve të komunës sonë.
Përzgjedhja e studentëve përfitues të bursave edhe nga donatorët do të bëhet nga Komuna dhe sipas kritereve të përcaktuara me thirrjen publike.
Mirëpresim dhe vlerësojmë lart kontributin dhe humanitetin e secilit donator!
Bashkë për rininë tonë, për arsimim cilësor të tyre!/InLajmi/