Disa nga ngjarjet, njerëzit dhe datat më me ndikim në historinë turke dhe atë botërore që kanë shënuar ditën e sotme, 13 qershor.
13 qershor 1550… U hodh themeli i xhamisë Sulejmanije, vepër e Arkitektit Sinan (Mimar Sinan).
13 qershor 1891… Çeli dyert Muzeu Arkeologjik i Stambollit. Me mbi një milionë vepra të kulturave të ndryshme muzeun renditet ndër më të mëdhenjtë në botë.
13 qershor 1928… U nënshkrua marrëveshja ndërmjet Republikës së Turqisë dhe kreditorëve të Borxheve Publike (borxhet osmane).
13 qershor 1983… Sonda hapësinore “Pioneer 10” është objekti i parë i prodhuar nga njeriu, që ka dalë jashtë sistemit diellor.
13 qershor 1987… Vdiq shkrimtari, përkthyesi dhe mendimtari turk Hysejin Xhemil Meriç (Hüseyin Cemil Meriç).