Anëtarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka komentuar tubimin e sotëm të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu”, në Prishtinë, përcjell InLajmi.
Tërmkolli e ka vlerësuar si shumë të rrezikshëm grumbullimin e simpatizantëve të VV’së në kryeqytet, në kohën e pandemisë Covid-19.
“Rr’noftë partia! Me sa po shihet nga tubimi i sotëm i VV-së, në kohë pandemie, Albini për pushtet edhe “vret”, madje “vret” në masë”, ka deklaruar Tërmkolli.
“Sot, në përvjetorin e 21-të, kur SHBA dhe NATO na shpëtuan nga vrasja në masë, nga shfarosja që po bënte Serbia kundër shqiptarëve! Edhe po të mos ketë asnjë të prekur me Covid-19 nga ky tubim, vetë mbajtja e tij flet shumë”, ka thënë ajo.
Ajo tha se në tubim, asnjë simbol, asnjë flamur i shtetit tonë, Kosovës, pastaj akuzojmë Rakiqin e tjerë, mirëpo duhet të dihet se shtëpia e popullit është Kosova./InLajmi/