Kryetari i Autoritetit të Konkurrencës, Valon Prestreshi ka njoftuar se është konfirmuar pozitiv me koronavirus, duke thënë se tashmë i ka njoftuar të gjithë kolegët, të cilët janë testuar, përcjell InLajmi.
Ai përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se AKK-ja është duke punuar me kapacitete të kufizuara.
Prestreshi ka thënë se “menjëherë sapo më është konfirmuar rezultati, unë kam njoftuar kolegët e AKK-së, të cilët tashmë janë testuar dhe janë në pritje të rezultateve. Përveç tyre, kam njoftuar edhe personat e tjerë më të cilët kam pasur kontakt këto ditë”.
“Duke respektuar rekomandimet e autoriteteve përgjegjëse, ne do të punojmë nga shtëpitë tona, në mënyrë që ta mbrojmë shëndetin tonë dhe atë publik. Gjithsesi, mbesim të përkushtuar që edhe në këto kushte t’i kryejmë me përgjegjësi detyrat që na takojnë”, ka thënë ai.
Prestreshi ka njoftuar se është mirë me shëndet dhe është i vetizoluar./InLajmi/