Ish-kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, për nder të 21 vjetorit të Çlirimit të Kosovës ka shkruar në rrjetin e tij facebook që i përulet të rënëve dhe i falenderon SHBA-të për kontributin e tyre, përcjell InLajmi.
“Kujtojmë sot, betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut” ka thënë ai.
Tutje ai shprehet që me 12 qershor shënohet dita e fillimit të hyrjes forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës./InLajmi/