Kryetari i AKR-s Behgjet Pacolli, ka përkujtuar datën historike të 12 qershorit, duke i falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ndihmën e tyre, pëcjell InLjami
Ky është postimi i tij:
Kosova do të jetë gjithmonë mirënjohëse për rolin historik të Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve të NATO-s për çlirimin e Kosovës nga regjimi gjenocidal i Slobodan Millosheviçit dhe sundimi brutal i Serbisë mbi Kosovën. Falënderojmë liderët botërorë si Bill Klinton, Toni Blair, Massimo Dalema, Madeleine Albright, Jacque Chirac, Gerhard Schroder e të tjeret qe kontribuan për vendimin e drejtë për të ndaluar genocidin serb gjatë 1999.
Kosova kurrë nuk do të ishte e lirë dhe e pavarur pa miqtë tanë. Aspirata jonë për liri dhe pavarësi u kulmua nga miqtë tanë parimorë në NATO.
I detyrohemi dëshmorëve të luftës sonë, popullit tonë dhe miqve tanë që ta bëjmë Kosovën një vend të prosperuar, modern dhe të zhvilluar.
Çlirimi i Kosovës ishte fundi i tiranisë së Serbisë mbi Kosovën.
Urime Kosovë./InLjami/