Ambasadori i Britanisë Nicholas Abbott me rastin e Ditës së çlirimit të Kosovës ka thënë se ndihet shumë I lumtur që vendosi lule tek memoriali i ushtarëve të NATOS, shkruan InLajmi.
Abott ka thënë se 21 vjet më vonë, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë
Ai ka shtuar se është krenar që ushtarët Britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si edhe per rolin që Martin luan sot si këshilltar i Komandantit të FSK-së
Postimi i plotëi tij:
Sot, në 21 vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë në vitin 1999, pata nderin e madh që së bashku me nënkolonelin Martin Browning të vendosim lule në memorialin për ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë në vitin 1999. Martini ishte mes trupave të para Britanike që hynë në Kosovë 21 vjet më parë, kështu që ky ishte një moment i veçantë për të, që i rizgjoi kujtime të atyre ditëve vendimtare. 21 vjet më vonë, Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova mbeten miq dhe partnerë të ngushtë. Jam krenar që ushtarët Britanikë vazhdojnë të mbështesin paqen në Kosovë dhe rritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, si edhe per rolin që Martin luan sot si këshilltar i Komandantit të FSK-së. /InLajmi/