Mergim Lushtaku flet për emocionet kur kujtojmë brohoritjet me lot gëzimi në sy “NATO, NATO” dhe hyrjen triumfale të trupave të tyre në Kosovë me të cilin veprim fillon largimi i forcave pushtuese serbe, përcjell InLajmi.
Ai thotë se në këtë ditë i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për liri.
Përjetësisht falënderues ndaj luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe miqve tanë të pazëvendësueshëm SHBA- ve dhe aleatëve të NATO-s!
Postimi i plotë i tij
Me shumë emocion kujtojmë sot brohoritjet me lot gëzimi në sy “NATO, NATO” dhe hyrjen triumfale të trupave të tyre në Kosovë me të cilin veprim fillon largimi i forcave pushtuese serbe.
Në këtë ditë po ashtu i kujtojmë dhe i nderojmë të gjithë ata që sakrifikuan për liri.
Përjetësisht falënderues ndaj luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe miqve tanë të pazëvendësueshëm SHBA- ve dhe aleatëve të NATO-s!
Urime Dita e Çlirimit të Kosovës! /InLajmi/.