Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e filloi fjalimin e tij duke thënë se gjendja në Kosovë është e mjerueshme, dhe se 15 vite nuk janë pak për të qenë në skenën politike, raporton InLajmi.
Kurti diskutoi për gjendjen pas pandemisë, duke thënë se na pezulloi për shumë gjëra, e duke falenderuar qytetarët që janë në shesh.
Ish-kryeministri falenderoi policët e mjekët, që po i zbatojnë urdhërat e eprorëve të llojllojshëm, duke çmuar kontributin e tyre gjatë situatës me pandeminë e koronavirusit.
“Ne jemi me ju, e ju jeni me ne, më të bashkuar se kurrë më parë” tha ndër të tjera ai para qytetarëve.
Kurti përkujtoi aktivistët e kësaj Lëvizjeje të vrarë për çështje politike, duke përshendetur edhe familjarët e tyre, që ishin pjesë e protestës.

I pari i Vetëvendosjes ritheksoi nevojën e zgjedhjeve, si kusht për të zgjedhur një përfaqësues të denjë për vendin./InLajmi/