Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për burgun e përndjekjës, i cili sot u bë muze, e ku aty u maltretuan shumë figura të shquara të vendit, përcjell InLajmi.
Ai tha se streha e kujtimeve nga burgu i përndjekjes” quhet përnjëherë, tashmë ish Burgu i Prishtinës i cili sot u bë muze.
“Adem Demaçi, Fazli Graiçevci, Rexhep Mala e Ukshin Hoti janë disa prej emrave të cilët u mbajtën e u malltretuan në këtë burg” shkroi Kurti në facebook.
Ai tha se do të mblidhen shumë kujtime e dëshmi të cilat do të vendosen në këtë muze që të ilustrohet dhuna e regjimit serb mbi patriotët shqiptar.
Kurti kërkoi nga të gjithë që kanë dëshmi apo e njiohin dikë që ka qenë në këtë burg, të shkruajnë në adresat e bëra publike./InLajmi/
