Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti e quajti “hajn”, presidentin e vendit, Hashim Thaçi gjatë fjalimit të tij në tubimin për 15-vjetorin e formimit të partisë së tij, raporton InLajmi.
“Që të mos e lëmë pa e zgjidhur atë dilemë, presidenti është hajn. Por jo është për shumë gjatë, por edhe për disa muaj, ai do të shkoj dhe nuk do të vjedh më. Ashtu si sot, nuk mund të jetë Njazi Thaçi në KEK e as Bedri Istrefi në Telekom”, tha Kurti.
Kurti tha se shteti duhet të punojë për të gjithë barabartë, kurse siç tha ai, qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se Qeverisja e mirë është e mundur. /InLajmi/