Ministri i Infrastukturës, Arban Abrashi së bashku me kryetarin e Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahirin, kanë vizituar punimet në zgjerimin e rrugës nacionale Prishtinë-Mitrovicë, segmenti Gojbulë-Smrekonicë, përcjell InLajmi.
Nga aty ministri Abrashi, njoftoi se ky segment i rrugës nacionale do të përfundoj në muajin shtator, ku theksoi se ky projekt kap vlerën prej 14 milionë euro.
“Ne synojmë që në kohë rekorde të përfundoj. Na ka mbetur edhe një fazë tenderuese jemi në pjesën e analizës. Kontraktuesi është optimist që në shtator do të përfundoj. Vlera e projektit është 14 milionë euro”, ka thënë Abrashi.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, theksoi se me përfundimin e këtij segmenti të rrugës do të shkurtohet koha e lëvizjes së qytetarëve dhe mallrave.
“Një ditë e gëzuar për Vushtrrin dhe komplet veriun, kam besim të plotë të ministri Abrashi se di t’i jep dinamikë më të madhe për segmentin e lumit që të shkurtohet koha e lëvizjes se qytetareve, mallrave”, tha Tahiri.
Tahiri sqaroi se pronarët e tokave nuk do të kenë problem në shpronësime, derisa i ftoi për bashkëpunim.
“Jemi të kënaqur me cilësinë e punimeve. Shpresojmë që në fund të shtatorit të arrijmë të përfundojmë e mos të pengoj situata COVID-19”, tha Ilir Trebicka.
Trebicka, nga kompania kontraktuese, deklaroi se segmenti i rrugës është duke u punuar me profesionistë nga Kosova dhe Shqipëria./InLajmi/