Përkrahësit e Lëvizjes Vetëvendosje janë grumbulluar në sheshin “Skënderbeu” për nder të 15 vjetorit të themelimit të saj dhe Ditës së Çlirimit të Kosovës, përcjell InLajmi.
Aktivistët e VV-së janë pajisur me flamuj kombëtar për të festuar, por ajo çka bie në sy është mungesa e flamurit shtetëror të Kosovës, ani pse sot festohet edhe Dita e Çlirimit
Gjatë kohës sa ishin në krye të qeverisjes me vendin, zyrtarë institucional nga radhët e VV-së, filluan respektimin e simboleve shtetërore, por të njëjtën gjë nuk po duket se e bëjnë në kohën kur janë në opozitë. /InLajmi/