Komandant i KFOR-it Michele Risi, ka nderuar sot me homazhe ushtarët e NATO-s të rënë në Kosovë gjatë luftës së fundit, përcjell InLajmi.
Para të pranishmëve, Risi tha ekspedita e NATO-s ishte sfiduese, pasi që forcave serbe iu desh një javë të tërhiqen nga Kosova.
“Ishte një ekspeditë sfiduese. Forcave të armatorusa Jugosllave i është dashur një javë që të tërhiqen”, u shpreh ai.
Risi po ashtu falënderoi edhe burrat e gratë që shërbyen nën flamurin e NATO-s në Kosovë, ku përmendi edhe udhëheqësit e asaj kohe, Wesley Clark dhe Havier Solana.
Sipas Risit, misioni i përbashkët nuk ka mbaruar ende, pasi që duhet të qëndrojmë të bashkuar për ta parë më mirë shtetin./InLajmi/