Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës se Çlirimit të Kosovës, ka marrë urime të shumta, ku ka shfrytëzuar rastin ta falenderoj bacën Rifat Jashari, përcjell InLajmi.
Haradinaj tha se Jashari edhe pse jo fizikisht, kujdeset për çdo përvjetor të na qendrojë afër, duke e vlerësuar lartë kontributin e gjithë familjes nga Prekazi.
“Thirrja e tij për të uruar përvjetorin e çlirimit për mua vërtetë është e veçantë! I ndershmi din të nderojë. Baca Rifat, si shqiptar fisnik, e nderon gjithë kombin” shkroi Haradinaj.
Ai tha se heronjët çdokund Atdheut tonë le të pushojnë të qetë./InLajmi/