Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri me rastin e 12 qershorit ditës së çlirimit të Kosovës, u shpreh se duhet të gjunjëzohemi para heronjëve, që na e bënë ëndrrën e lirisë realitet, përcjell InLajmi.
Ai tha se për shumëkë deri më 12 qershor 1999 liria dukej utopi, por sot 21 vjet më parë, ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet.
“Falënderim dhe respekt deri në gjunjëzim heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për këto ditë të bardha të lirisë” shkroi Haziri në Facebook.
Haziri u shpreh se falënderimi më i madh ju takon ushtarëve, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës./InLajmi/

















