Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, për nder të 21 vjetorit të Çlirimit të Kosovës ka thënë se i përulet të rënëve për Liri, përcjell InLajmi.
Haradinaj ka falenderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës për kontributin e dhënë në çlirimin e Kosovës.
Tutje ai shprehet që me 12 qershor shënohet dita e fillimit të hyrjes forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Postimi i tij i plotë:
12 qershori i vitit 1999 shënon fillimin e hyrjes së forcave tokësore të NATO-s në Kosovë dhe fitoren e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Kujtojmë sot, betejat e përgjakshme anekënd Kosovës, ku mijëra luftëtarë trima, ranë dëshmorë për lirinë e Atdheut.
I përulemi të rënëve dhe i falënderohemi përjetësisht Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe shteteve aleate të NATO-s që Kosovës i dolën në krah, në kohën më vendimtare në historinë e saj! /InLajmi/