Analisti politik, Faton Abdullahu, si duket i ka penguar transmetimi i drejtpërdrejtë në media i tubimit të Lëvizjes Vetëvendosje në sheshin “Skënderbeu” të Prishtinës.
Ai ka dy arsye që po kundërshton duke thënë se një datë si 12 Qershori duhet të festohet nga të gjithë qytetarët, pa dallim politik, si dhe tha se po rrezikohet shëndeti publik.
“Si ka logjikë me dalë të festohet në mënyrë partiake, kur nuk është festë partiake, por është kombëtare. E kanë bërë edhe më herët më 28 nëntor duke pasë drojë se nuk po mblidhen sa duhet prandaj e bëjnë këtë”, përcjell Klan Kosova.
Madje, Abdullahu tha se asnjë medium nuk duhet ta përcjellë këtë tubim.