Daut Haradinaj përkujtoi 12 qershorin si fillimin e pa kthim të shtetit më të ri në botë, ku tha se populli ynë dhe aleatët duhet të krenohen me të kaluaren tonë, me sakrificën shekullore që e bëmë deri në liri, pëcjell InLjami
Ky ështe postimi i tij i plotë:
Kjo ditë shënon mbylljen e kapitullit 100 vjeçar të dhunës dhe pushtimit mbi Kosovën, fundin e vuajtjeve të popullit tonë. Kjo ditë shënon edhe fillimin e pa kthim të shtetit më të ri në botë.
Populli ynë dhe aleatët duhet të krenohen me të kaluaren tonë, me sakrificën shekullore që e bëmë deri në liri. 12 Qershori 1999, është rezultat i çlirimtarëve dhe miqve tanë që u rreshtuan kah e drejta.
Urime Kosovë!/InLajmi/