Në tubimin e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur edhe deputetja e kësaj partie, Saranda Bogujevci, ndë të tjera ajo ka treguar se në këtë ditë është edhe ditëlindja e saj, përcjell InLajmi.
Bogujevci u shpreh se falë luft së UÇK-së dhe ndihmës së NATO-së në 21 vite më parë u çliruam nga regjimi i Millosheviqit dhe nga Serbia.
“Kemi dhënë shumë për këtë ditë, por për të festuar lirinë që e kemi tani, do të duhej të ndërtonim shtet të fortë, shtet demokratik, të barabartë, ne ende nuk kemi mund t’i heqim pengesat që e pengojnë aspiratën tonë. Ne së bashku mund të ndryshojmë vendin tonë. Askush nuk guxon të jetë mbi sovranin dhe qytetarin e këtij vendi.”, tha Bogujeci.
Bogujevci ka thënë gjithashtu se së shpejt do të ketë zgjedhje në Kosovë ku edhe do të marrin të drejtën të vendosin për zgjedhje. /InLajmi/