Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, tha se kjo parti për 15 vite u angazhuan për barazi dhe liri, duke thënë se kjo ishte qenësore, raporton InLajmi.
Ai tha se kushdo që tenton ta ndaj vendin VV-në e ka përballë.
“Sot është dita e Çlirimit e kryeqytetit ne po takohemi në këtë shesh si dhe ende mund të dëgjojmë thirrjen liri barazi, kjo na e kujton atë këmbëngulje të atyre vajzave që jetët e flijuara kudo që kishte nevojë. Para 15 vitesh ne themeluam Lëvizjen, pasi thamë që ende nuk u kry, thamë se vetëvendosje deri në çlirim të plotë të vendit”, tha ai.
“Tani që jemi të parët dhe po bëhemi më shumë se gjysma kjo falë punës së aktivistëve. Atyre që duan të na e copëtojnë vendin u themi me zemrën plot po provoni nëse mundeni, se këtu na keni”, tha Aliu.
Po mbahet tubimi i VV-së në shesh ku janë grumbulluar qindra qytetarë./InLajmi/