Kryetari i Qendrës së VV-së në Tiranë, Boiken Abazi, ka thënë se muajt në vijim janë vendimtar, duke thënë se do të bëhen bashkë për t’u marrë me “çdo plan që na ndan”, raporton InLajmi.
Kreu i VV-së në Tiranë ka thënë se VV-ja do të kthehet së shpejti në pushtet pasi e rrëzuan, siç thotë ai, regjimi i vjetër.
“Shqipëria e kuptoi se LVV e humbi padrejtësisht por vetëm përkohësisht pushtetin, Shqipëria e ndjen se lëvizja e ka fituar zemrën e shqiptarëve në Shqipëri, Luginë të preshëvës, Maqedoni, Mal të Zi e kudo në diasporë” tha ai.
Abazi shtoi se kombi shqiptar sot e do lëvizjen edhe më shumë sepse e do drejtësinë, progresin. Kombi ka nevojë për bashkim.
“Festa e sotme i tremb ata që duan të na copëtojnë, sepse lëvizja nuk është thjeshtë më e rritur në moshe, por është me e përgatitur, nuk është e shtrirë vetëm në Kosovës por edhe në Shqipëri e disaporë” u shpreh ai.
Muajt që vijnë janë vendimtar dhe bashkë do ta ndalim cdo plan që na ndanë, bashkë do të festojmë sërish./InLajmi/