• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 20 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

12 qershori ndër vite

V E nga V E
12 June 2020
në Kalendari historik
0 0
0
27 Nëntori ndër vite…
2
SHPERNDARJE
15
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

12 Qershori është dita e 163-të e vitit, deri në fund të tij janë edhe 202 ditë.

Ngjarje

1665 – Kur, pas një gjysmë shekulli në Manhatan, kolonët holandezë braktisën fshatin e tyre Nju Amsterdam, kolonët anglezë hynë me të shpejtë dhe e riemëruan vendbanimin, Nju Jork.

1867 – Formohet Perandoria e Austro Hungarisë. Ajo njohu dy shtete të pavarura të bashkuara nën një monark dhe shpalli të drejta të barabarta për hebrenjtë brenda kufijve të saj.

1924 – Qeveria e sapoformuar (pas revolucionit të Qershorit) e kryesuar nga Fan Noli, shpalli programin e saj prej 20 pikash.

1924 – Në Milton, Masaçusets, lindi George H. Bush, president i 41-të i Shteteve të Bashkuara, babai i presidentit të 43-të, George W. Bush. Xhorxh Bush, Plaku njihet per paralajmërimin e krishtlindjeve që u dha zemër dhe shpresa shqiptarëve: ”Në rast të konfliktit në Kosovë të shkaktuar nga veprimi serb, Shtetet e Bashkuara do të jenë të përgatitura për të përdorur forcën ushtarake kundër serbëve në Kosovë dhe në Serbi.” (letër dërguar Millosheviçit më 25 dhjetor 1992); Më 2007 në Tiranë, në vizitën historike, Xhorxh Bush, i Riu do të shpallte: “Më mirë herët se vonë ju duhet të thoni mjaft është mjaft – Kosovë e pavarur”.

1942 – Anne Frank merr si dhuratë një fletore-ditar për ditëlindjen e saj të 13-të, dhe fillon të hedhë në të mendimet e përditëshme. Dhe Ana ishte në pozitë unike për ta bërë botën të kuptojë se ç’do të thotë të fshehësh plotësisht ekzistencën tënde në këmbim për një shans vetëm për të mbijetuar në një regjim diktatorial. Anne Frank kishte lindur në Frankfurt am Main në vitin 1929. Familja u largua në Holandë në vitin 1933, kur Hitleri erdhi në pushtet. Frankët ishin hebrenj. Në Holandë ata jetuan të qetë deri sa Gjermania pushtoi vendin në vitin 1940; pastaj, familja Frank – e përbërë nga Otto, gruaja e tij dhe dy vajzat, përfshi Anën – u fsheh në një shtëpi në Amsterdam. Ana shkroi ditarin e saj nga qershori 1942 deri në gusht 1944, kur familja u kap nga nazistët dhe u deportua në Gjermani, ku Ana vdiq në mars 1945 në kampin e përqendrimit të Bergen Belsen pak muaj para mbërritjes së trupave britanike. Nga familja, vetëm babai i saj mbijetoi; ai kishte qenë në kampin Aushvic dhe u çlirua në janar 1945 nga trupat sovjetike. Ditari i Anës, shkruar në holandisht, u gjet pas luftës nga pronari i shtëpisë ku familja Frank kishte qëndruar e fshehur në Amsterdam; ai e lexoi dhe ia dërgoi menjëherë botuesit. Ditari i Ana Frankut u botua në vitin 1946 a 47 – deri më sot ky libër është shitur më shumë se 30 milionë kopje dhe është përkthyer në rreth 70 gjuhë.

1954 – Papa Pius XII shenjtëron Dominik Savion, i cili në kohën e vdekjes më 1857, kishte qenë 14 vjeç. Ky adoleshent italian është shenjtori më i ri jo-martir në Kishën Katolike. Dominik Savio ishte nxënës në një shkollë për priftërinj kur u sëmur dhe vdiq nga pneumonia. Mësuesi i tij, kishte konsideratë të lartë për Savion, dhe shkroi një biografi të nxënësit të tij. Ky vëllim, së bashku me dëshmi të tjera, u bënë faktorë të rëndësishëm për shenjtërim bazuar në virtytet e tij heroike në jetën e përditshme. ‘Virtyt heroik’ përdoret si term kishtar për persona me virtyte të larta dhe punë të jashtëzanonshme – Virtyti heroik është një nga kërkesat për lumturim në Kishën Katolike.

1964 – Në Afrikën e Jugut; aktivisti kundër aparteidit Nelson Mandela dënohet me burgim të përjetshëm nën akuzat për sabotazh.

1967 – Gjykata e Lartë në Shtetet e Bashkuara shpall se të gjitha ligjet që ndalojnë martesën ndër-racore janë jo-kushtetues.

1978 – David Berkowitz, i ashtuquajtur “Son of Sam”, dënohet me 365 vjet burgim për 6 vrasje në qytetin e Nju Jorkut.

1987 – Lufta e Ftohtë: Presidenti amerikan Ronald Reagan, duke qëndruar para portës së Brandenburgut, sfidon publikisht udhëheqësin sovjetik për rrëzimin e murit të Berlinit: “Ky mur do të bjerë. Besimet bëhen realitet. Ky mur do të bjerë, sepse nuk mund të përballojë besimin; nuk mund të përballojë të vërtetën. Muri nuk mund të përballojë lirinë….Zoti Gorbachev, shembe këtë mur!”. Muri i Berlinit ishte ndërtuar nga komunistët në gusht 1961 për të mos lejuar gjermano-lindorët të shkonin në Berlinin Perëndimor. Muri prej betoni 3.5 metra i lartë dhe qindra kilometra i gjatë, përmbante gardhe të elektrizuar dhe roje. Dy vjet pas fjalimit të Reaganit, në nëntor 1989, Gjermania Lindore lëshoi një dekret për hapjen e murit, duke lejuar njerëzit të kalonin lirisht në Berlinin Perëndimor. Në disa raste, familjet që ishin ndarë për dekada të tëra u ri-bashkuan. Muri i Berlinit u rrëzuar krejtësisht në fund të vitit 1990, pas rënies së komunizmit në Evropën Lindore dhe në vetë Bashkimin Sovjetik, duke shënuar fundin e Luftës së Ftohtë.

1990 – Dita e Rusisë – Parlamenti i Federatës Ruse deklaron zyrtarisht sovranitetin e saj. Po këtë ditë, më 1991, rusët zgjedhin Boris Jelcinin si president të republikës.

1994 – Nicole Brown Simpson dhe Ronald Goldman vriten jashtë shtëpisë së saj në Los Angeles, Kaliforni. Orenthal James “O. J.” Simpson, bashkëshorti i Nikoles, akuzohet penalisht për vrasjet – gjyqi e liron nga akuzat, por ndaj tij ngrihet padi civile dhe O. J. (O. Xhej) mbahet përgjegjës për vdekjen e tyre, duke u dënuar për t’u paguar familjeve të viktimave dëmshpërblim financiar. Ngjarja bëri bujë edhe pse; Nicole Brown Simson dhe Ronald Goldman ishin të bardhë, ndërsa O. J. Simpson, një ish yll i futbollit amerikan, komentator sportiv dhe aktor, yll reklamash, ishte zezak, dhe thuasje askush nuk priste që ai të dilte i pafajshëm. Por O. J. ishte i pasur, dhe paraja gjen avokatin. “Unë nuk kam pasur menaxherë, por vetëm avokatë që më thonin ” s’ka problem, kjo rregullohet”, tregonte O. J. Simpson. Gjithësesi, pas këtij gjyqi, karriera e O. J. Simpsonit morri fund dhe figura e tij u fshi nga skena publike, madje u bë i kërkuar nga policia. Në vitin 2007, Simpson u arrestua dhe më 2008 u dënua 33 vjet burgim për vjedhje dhe grabitje me armë të relikeve të veta sportive (fanellave me autografe të tij, kupave që kishte fituar, topa futbolli me emrin e tij) nga një dyqan muze në Las Vegas. Simpson, 66 vjeç, vazhdon të kryejë dënimin në një burg të Nevadës.

1994 – Aeroplani Boeing 777 dy-motorësh, më i madhi në botë, kryen fluturimin e tij të parë.

1999 – Lufta në Kosovë: Operacioni “Joint Guardian” fillon kur një forcë paqeruajtëse (KFOR) e drejtuar nga NATO hyri në Kosovë.

Lindje

  • 1924 – George Herbert Walker Bush – Presidenti i 41-të i SHBA-së.
  • 1929 – Anneliese Marie Frank – shkrimtare gjermane me origjinë hebreje.
  • 1974 – Lulzim Basha, politikan shqiptar, Kryetar Partisë Demokratike të Shqipërisë.
  • 1981 – Adriana Lima, Fotomodele braziliane

Vdekje

  • 1920 – Selam Musai, luftëtar i shquar shqiptar pjesëmarrës në Luftën e Vlorës në 1920.

Festa dhe përvjetore

  • Dita e Lirisë në Kosovë, çlirimi i Kosovës nga sundimi serb.
Tags: LindjeNgjarjePërvjetoreVdekje
Postimi i mëparshëm

Parashikimi i motit për ditën e premte

Postimi tjetër

Puna

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 tetor ndër vite?

27 October 2025
Çfarë ka ndodhur më 3 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 29 shtator ndër vite?!

29 September 2025
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 24 shtator ndër vite?

24 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 16 shtator ndër vite?

16 September 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 28 gusht ndër vite?

28 August 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 27 gusht ndër vite?

27 August 2025
Postimi tjetër
Puna

Puna

Lajmet e fundit

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

Kongresi “i fshesës”, Ali Ahmeti reformon BDI-në: Do të largojë shumë emra kyç

20 December 2025
FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

FIFA ndëshkon përsëri Al-Nassr me ndalim transferimesh

20 December 2025
Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

Në Bangladesh u vunë flakën redaksive të gazetave më të mëdha – gazetarët mbetën të bllokuar në çati

20 December 2025
Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

Pse u largua familja Trump nga projekti në Beograd?

20 December 2025
“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

“Është e vdekur”, Bes Kallaku flet për divorcin me Xhensila Myrtezajn – fansat të shqetësuar për gjendjen e tij emocionale

20 December 2025
Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

Sa pritet të fitojnë Joshua e Paul, pas meçit në Miami?

20 December 2025
Fjolla për nënën e saj: Doket si Shyhrete Behluli, është e zoja

Fjolla për nënën e saj: Doket si Shyhrete Behluli, është e zoja

20 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu