Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaçi me rastin e Ditës së Çlirimit të Prishtinës, ka bërë homazhe te shtatorja e heroit Zahir Pajaziti, raporton InLajmi.
Thaçi nga sheshi Zahir Pajaziti ka komentuar raportimet se të hënën e viziton Kosovën përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.
Presidenti Thaçi tha se e për këtë çështje nuk është i njoftuar zyrtarisht, por thotë se do t’i përgjigjet ftesës për takim.
Ai ka shtuar se është e rëndësishme që Kosova të trajtohet si shtet.
“Këto ditë shënojmë ditën e çlirimit të Kosovës. Sot nderojmë njëri prej komandantëve të parë të Kosovës. Nderojmë sakrificën e të gjithë që dhanë edhe jetën për liri”.
Sipas tij, tash nuk është koha e matjes së pulseve, por e njohjes reciproke ndërmjet të dy shteteve.
“Pa luftën e UÇK-së nuk do të lëvizte as bota, rezistenca jonë e drejtë bëhet që të kemi krah nesh edhe ShBA-në BE-në dhe NATO. Tani na mbetet të punojmë për integrim në NATO e BE. Kosova ka të ardhme të sigurt dhe askush nuk mund ta pengojë”. /InLajmi/