Me 59 vota për, 41 kundër dhe një abstenim, deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan propozimin për shqyrtimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndryshimin dhe tejkalimin e përkohshëm të rregullave fiskale të deficitit, si dhe kufizimit të bilancit bankar të përdorshëm, raporton InLajmi.
Ishin disa deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe të Partisë Demokratike të Kosovës të cilët votuan kundër këtij propozimi.
Pas votimit të këtij propozimi, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, bëri të ditur se deputetët do të shkojnë në pauzë për një orë dhe më pas do të vazhdojë seanca e Kuvendit. /InLajmi/