Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar ditën e çlirimit të Prishtinës, ajo tha se 11 qershori shënonin fillimin e lirisë për vendin tonë, përcjell InLajmi.
Ajo u shpreh se liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica, ndaj në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Kosova të jetë e lirë.
Ky është postimi i saj i plotë:
Kryeqyteti i Republikës së Kosovës, Prishtina, sot shënon 21 vjetorin e çlirimit. Kjo datë shënon fillimin e lirisë për vendin tonë, kur me mbështetjen e forcave të Aleancës Veri-Atlantike, pas 78 ditë bombardimesh, forcat e ushtrisë jugosllave dhe policisë serbe u detyruan të tërhiqen.
Liria sikurse edhe historia kërkon sakrifica. Në altarin e saj u radhitën shumë dëshmorë që Prishtina dhe Kosova të jetë e lirë.
Lavdi e përjetshme atyre që e bënë të mundur lirinë! /InLajmi/