Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq deklaroi sot se vendi i tij është i gatshëm të negociojë me Kosovën, pa një afat kohor dhe “me shpresë të mirë”, ndërsa njohja e ndërsjellë nuk është në rendin e ditës.
“Ne jemi të gatshëm për të negociuar, por … nuk ka flamur të bardhë,” tha Vuçiq ku sipas tij, dialogu është i mirëpritur nëse është një dialog, në të cilin do të konsiderohej se çfarë është e mundur dhe çfarë është një kompromis, tha Vuçiq për Reuters.
Vuçiq gjithashtu theksoi se Serbia dëshiron lidhje të ekuilibruar me Perëndimin, Kinën dhe Rusinë, dhe se përpiqet të bëhet anëtare e BE-së, si dhe të arrijë një marrëveshje me Prishtinën.