Charles Kupchan, anëtar i Këshillit Joqeveritar Amerikan për Çështjet e Jashtme, deklaroi se nuk beson se platforma negociuese e kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti është tregues i përjashtimit të presidentit Hashim Thaçi nga negociatat me Serbinë.
Këtë për Zërin e Amerikës Kupchan që shërbeu edhe si këshilltar i ish-presidentit amerikan, Barack Obama e shpjegoi me qëndrimin se presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiq, kanë udhëhequr një pjesë të konsiderueshme të dialogut deri më tani, siç thotë ai, duke i dhënë asaj momentin dhe ndërtimin e një marrëdhënieje.
“Supozimi im është se Thaçi do të mbetet në pozicionin më të spikatur në proces. Mund të ndodhë që Hoti të përfshihet më shumë, por përfaqësuesi më me ndikim i palës kosovare, i cili do të vazhdojë ta udhëheqë atë, do të jetë Presidenti Thaçi ”, thotë zyrtari amerikan, i cili është edhe profesor i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin Amerikan Georgetown.
I pyetur se kur mund të vazhdojë dialogu midis Kosovës dhe Serbisë ai tha se ai duhet të ndodhë sa më shpejt që të jetë e mundur.