Një qytetar nga Vushtrria nuk ka përfillur rekomandimet e IKSHPK-së për të qëndruar në vetizolim, pasi kishte rezultuar pozitiv me koronavirus, përcjell InLajmi.
Personi i dyshuar kishte dalur nëpër rrugët e qytetit, ku edhe u takua nga Policia e Kosovës, nga të cilët është arrestuar.
Mësohet nga Policia e Kosovës se personi me iniciale K.M është liruar në procedurë të rregullt për shkak të sigurisë së shëndeti.
Ndryshe, Vushtrria është shndërruar në vatër të re të COVID 19, pasi së fundmi më së shumti raste u regjistruan në këtë komunë. /InLjami/