Deputetja nga radhët e AAK-së, Teuta Haxhiu, gjatë seancës plenare të mbajtur sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se sot deputetët votojnë për pakon e propozuar nga qeveria Kurti për pagën 170 euro, të cilën Qeveria Kurti nuk arrit që të implementojë pakon e saj fiskale, raporton InLajmi.
“Në sektorin privat, po presin kur do të marrin pakon e propozuar nga qeveria e kaluar Kurti. Vetëm për muajin mars implementimi është bërë 80%. Muaji mars jo i plotë, prilli fare, asnjë cent nuk e kanë marrë. Qiratë që kanë thanë ua paguajnë, asnjë cent. Po flasim për 40% të bizneseve që janë para falimentimit”, tha ajo.
Ajo tha se qeveria Kurti i la në rrugë qytetarët, të cilëve u premtoi mbulesë për dëmet gjatë pandemmisë. /InLajmi/