Gajtë ditës së sotme, Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion me pajisje mbrojtëse profesionale për personelin shëndetësor nga Ambasada Amerikane, përkatësisht nga programi i Ndihmës Humanitare i Komandës Evropiane të SHBA, përcjell InLajmi.
Donacioni është dorëzuar nga Majorja Courtney R. Olson e Ushtrisë Amerikane, udhëheqëse e Zyrës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, ndërsa është pranuar nga drejtori i Departamentit të Shërbimeve Shëndetësore në MSh, Dr. Arsim Qavdarbasha.
Siç shkruan Ministria e Shëndetësisë, ky donacion është një përkrahje e drejtpërdrejt për MSh dhe personalin shëndetësor në ballafaqim me Covid-19. Donacioni pëfshinte maska kirurgjikale, FFP2 –maska respirator, veshje mbrojtëse, mbrojtëse për fytyrë, dorëza të formateve të ndryshme, mbulesa për shtretër. /InLajmi/