Deputeti i AAK-së, Gazmend Abrash, ka bërë thirrje që të kthehet vëmendja nga sektori privat, pasi sipas tij ky sektor e ka pësuar më së shumti gjatë krizës së pandemisë, raporton InLajmi.
“Sektori civil i ka marrë pagat dhe të ardhurat e veta, madje edhe një javë më parë, sektori privat ka qenë 80% i bllokuar dhe i është pamundësuar çfarëdo aktiviteti ekonomik gjatë kësaj pandemie. Besoj se sot duhet të ketë përparësi sektori privat, i cili është bartës i ekonomisë së Kosovës”, tha ai.
Abrashi ka kritikuar edhe deputetët e Vetëvendosjes, se tash nuk po e mbështesin implementimin e vendimit të Qeverisë Kurti për t’i paguar punëtorët e sektorit privat me nga 170 euro
Abrashi ka thënë se Qeveria ka paguar vetëm 80% të aplikantëve për muajin mars, ndërsa për muajin prill nuk ka bërë asnjë pagesë të vetme.
“Ju ftoj edhe një herë që t’i tejkalojmë fërkimet politike dhe t’i kthehemi qytetarit”, ka thënë ai në fund. /InLajmi/




















