Në një njoftim për media nga Policia e Kosovës, lidhur me tubimin/manifestimin e paralajmëruar që do të mbahet nesër (12.06.2020) në orën 17:00 në Prishtinë, njoftojnë opinionin publik se organizatorët i kanë lajmëruar për mbajtjen e këtij organizimi, përcjell InLajmi.
Tutje thuhet se Policia e Kosovës njeh të drejtën e qytetarëve për tubime publike, fjalën e lirë, protesta e manifestime, në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi, dhe me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, me qëllim të mbarëvajtjes së tubimit, mbajtjes së rendit, qetësisë dhe sigurisë publike, para, gjatë dhe pas përfundimit të tij.
Si institucion i zbatimit të ligjit, Policia e Kosovës do të ndërmerr të gjitha veprimet konform Kushtetutës së Kosovës, ligjeve në fuqi, për të garantuar rendin dhe qetësinë publike, shëndetit publik, si dhe për të respektuar vendimet dhe masat e parapara ndaj pandemisë./InLajmi/