Se Kosova përjetoi një të kaluar të rëndë me luftë të përgjakshme ku forcat paramilitare serbe, vranë dhe masakruan mijëra civil të pa fajshëm, shkruan InLajmi.
E pikërisht 11 qershori shënon edhe kapitullimin e Serbisë në Kosovë, e sot kur jemi më 2020 mbushen plot 21 vite kur u bë tërheqja përfundimtare e forcave serbe nga teritori kosovar.
Ushtria serbe u dorëzua nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare në tokë dhe bombardimeve të NATO-s ku e detyruan të nënshkruajë marrëveshjen e kapitullimit më 9 qershor 1999 në Kumanovë.
Kjo marrëveshje u nënshkrua në atë kohë nga komandanti i parë i KFOR-it në Kosovë Michael Jackson dhe ish-shefi i Shtabit të Armatës së Serbisë, gjenerali Nebojsha Pavkoviq, ku është I akuzuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte dhe gjenocid në Kosovë.
NATO hyri në Kosovë dhe nisi vendosja e misionit të përkohshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara-UNMIK, ku e administroi Kosovën deri tek shpallja e Pavarësisë, më 17 shkurt 2008 /InLajmi/