Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, ka njoftuar se sot i ka pritur për vizitë dy anëtarët e Vetëvendosjes Glauk Konjufcën dhe Mefail Bajqinovcin, të cilët nga selia qendrore erdhën ta përcjellin nga afër procesin e zhvillimit të peticionit për mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, përcjell InLajmi.
Ai i falënderoj për mbështetjen që i kanë dhënë vazhdimisht, sikurse edhe sot, për punën e tij si kryetar komune në interes të qytetarëve të Mitrovicës.
Bahtiri bëri thirrje që të premtën, në ditën e çlirimit të Kosovës, ku do të festohet edhe përvjetori i 15-të i themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje, të gjithë qytetarët të marrin pjesë në tubimin publik në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë./InLajmi/