Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë sot nga Prizreni se vetëm partia që ai drejton mund ta bëj rimëkëmbjen kombëtare për shqiptarët, raporton InLajmi .
Veseli tha se është koha që PDK-ja të kthehet në krye te shtetit, ndërsa ka përjashtuar mundësinë e shkëmbimit të territoreve.
Kreu i PDK-së ka thënë se Vetëvendosje me qajen e saj ekstremiste majtiste dhe ideologjinë antiamerikane e ka dobësuar shtetin tonë .
“Më 6 tetor të vitit të kaluar ka ndodhur një mashtrim i madh politik, që ka vënë në rrezik shqiptarët. Qasja majtiste ekstreme dhe ideologjia anti-amerikane – kanë tronditur orientimin tonë kombëtar. Ndërsa, fryma e urrejtjes dhe e përçarjes brenda, dobësoi shtetin tonë dhe i hapi orekse pretendimeve antishqiptare. Ne nuk kemi njerëz për të humbur. Nuk kemi toka për të dhënë. Dhe, nuk lejojmë askënd të cenojë vlerat tona, lirinë, shtetin dhe kombin tonë”, tha Veseli. /InLajmi/