Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka kujtuar patriotët që themeluan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit,duke thëne se kjo organizatë, ishte më e rëndësishmja për shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, pëcjell InLajmi
“Sot kujtojmë patriotët nga të gjitha viset shqiptare që u mblodhën për ta themeluar Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, e cila u bë organizata më e rëndësishme politike, ushtarake dhe ekzekutive për shqiptarët në gjysmën e dytë të shekullit të 19. Edhe pas gjithë këtyre viteve, ideatorët, burrështetasit dhe delegatët e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit mbesin figura frymëzuese për popullin shqiptar”, ka shkruar Thaçi në facebook.
Presidenti thotë se Lidhja Shqiptare e Prizrenit ishte njëra ndër tri premisat që çuan në themelimin e shtetit shqiptar./InLajmi/