Komuna e Prishtinës po vazhdon punimet nëpër rrugët e qytetit gjithashtu edhe mbi kalimeve, e së fundmi ka filluar edhe vendosja e pritoreve te reja, përcjell InLajmi.
Në secilin stacion do të ketë informata për linjat si dhe kohën e ardhjes së autobusëve.
Kryetari Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se çdo stacion do të ketë panele informuese dhe orarin e autobusëve.
“Filluam ndërrimin e krejt pritoreve në komunën tonë. Çdo stacion do të ketë panele informuese dhe orarin se për sa minuta vjen një autobus”, shkruan Ahmeti në Facebook.
Pra kryeqyteti pritet të marrë pamje tjetër./InLajmi/