Këngëtarja kosovare me famë botërore, Rita Ora, i ka emocionuar fansat e saj përmes një fotografie të cilën e ka postuar në rrjetin social, Instagram, përcjell InLajmi.
Këngëtarja është rikthyer në kohë për ta kujtuar jetën në Angli si refugjate në vitin 1994, duke treguar vështirësitë kur prindërit e saj vendosën të shpërnguleshin në Angli.
Ajo ka kujtuar se si është ndrojtur karshi fëmijëve tjerë kur luante në park, në ditët e para të mbërritjes në Angli.
Rita tregon se kur prindërit e saj vendosën që të shpërngulen në Angli nga Kosova, ishte shumë e vështirë për të , ajo thotë se i është dashur të shoh e të përjetoj disa gjëra të cilat nuk ishin të përshtatëshme për një fëmijë, ajo tregoj edhe pjesën kur shkonte në park dhe se si ishte për të vendi ku ndjehejë e lirë.
Postimi i plotë :
“Tung njerëz. Ndoshta arsyeja për këtë postim është që të ju tregoj juve për kohën kur isha e vogël në verën e vitit 1994. Më duket se thjesht u ndjeva e lirë derisa e shikoja dhe doja ta shpërndaja. Pse e doja kamerën kaq shumë! Edhe si fëmijë! Shpresoj se kjo do të ju bëjë të buzëqeshni, thjesht duke e shikuar jetën e një fëmije të vogël e të lirë. Kjo është ajo që të gjithë e meritojnë, të bardhë, të zi, portokalli, jeshil, çfarëdo ngjyre që ju mund ta emëroni! Një refugjate, një rast për të pasur jetë të mirë dhe mundësinë për të qenë e lumtur. Gjërat e thjeshta si ndjenja e sigurisë për të shkuar në park e për të ngrënë një akullore derisa je një fëmijë i shkujdesur. Këto janë kujtimet që ne i ruajmë. Këto janë momentet që na ndërtojnë neve në atë se çfarë do të bëhemi si të rritur, le t’i japim njerëzve një ambient të mrekullueshëm ku mund të jemi fëmijë e të rritemi”, shkroi Rita Ora. /InLajmi/.