Pas kërcënimit të bërë nga një qytetar ndaj mikrobiologut Prof. Lul Raka, ka reaguar ashpër Oda e Mjekëve të Kosovës e cila e ka cilësuar si shqetësim për komunitetin mjekësor, përcjell InLajmi.
OMK ka shprehur shqetësimin për këcënimin e Rakës, për të cilin ka thënë se është një nga profesionistët më meritor në luftën kundër pandemisë Covid-19 dhe ky veprim shqetëson të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
“Ky kërcënim duhet të jetë shqetësim jo vetëm për komunitetin mjekësor, por për të gjithë qyetarët e Republikës së Kosovës, shëndeti i të cilëve është në duar të profesionisëve tanë shëndetësor, të cilët po bëjnë të pamundurën në luftën kundër virusit edhe duke marr parasysh kushtet e punës”, thuhet në reagimin e OMK-së.
Ky është reagimi i plotë:
/InLajmi/