Shtabi Emergjent mbajti mbledhje ku u diskutuan dhe u shqyrtuan vendimet e marra nga ana e Komunës së Skenderajt, më ç‘rast është diskutuar edhe tema lidhur me parandaliminë e përhapjes së virusit COVID-19, përcjell InLajmi
Në këtë mbledhje mbledhje janë paraqitur tri pika të rendit të ditës:
-Njoftim mbi situatën me COVID-19 në Komunën e Skenderajt
-Shqyrtimi i vendimeve të Shtabit Emergjent, të marra në mbledhjet e kaluara
-Të ndryshme
Drejtori për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Ibush Hetemi, njoftoi Shtabin Emergjent për paraqitjen e një rasti të ri me virus në komunën tonë, ku bëri të ditur se janë marrë gjitha masat e nevojshme për të parandaluar përhapjen e virusit, duke testuar kështu gjithë familjaret e të prekurit nga virusi COVID-19./InLajmi/