Deputeti i PDK-së Xhavit Haliti ka qëndruar sot gjatë ditës në Prizren, atje ku po shënohet 142 vjetori i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, përcjell InLajmi.
Ai tha se pikënisja politike dhe ushtarake e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), ishte te Lidhja Shqiptare e Prizrenit.
“Me të drejtë, si njëra si tjetra vlerësohen lartë nga kombi shqiptar” tha Haliti.
Sipas tij PDK ishte në vendin e duhur, në qytetin historik të Prizrenit, vend i ripërtritjes me energji të reja për t‘u përballur me sfidat e radhës./InLajmi/