Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftuar se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar 318 raste të reja të coronavirusit.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i personave të infektuar me virusin e ri në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 184,861.
Përpos infektimeve, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 18 raste fatale dhe numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 8,729, shkruan “Reuters”.
Qeveria gjermane më parë ka vendosur që nga 15 qershori t’i lehtësojë masat për qarkullimin e lirë me shtetet e Zonës Schengen dhe me disa vende të tjera, ndërsa së shpejti pritet të merret një vendim edhe për shtetet e tjera, ge.
Gjermania është në mesin e vendeve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, por ka dukshëm më pak viktima se Britania e Madhe, Italia, Spanja dhe Franca.