Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka përkujtuar legjendën e futbollit shqiptar, Fadil Vokrri në dy vjetorin e ndarjes nga jeta, shkruan InLajmi.
Thaçi tha se me kontributin dhe dashurinë e tij ndaj futbollit, Vokrri arriti ta anëtarësojë Kosovën në UEFA dhe FIFA. Ai shtoi më tutje se Kosova do të jetë mirënjohëse përherë për kontributin e tij.
“Dashurinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën. Në dy vjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën Fadil Vokrri, i cili e zhvilloi dhe ndërkombëtarizoi sportin kosovar në arenën ndërkombëtare”, shkroi Thaçi
Postimi i plotë i Hashim Thaçit pa ndërhyrje në facebok:
“Dashuinë për futbollin e shndërroi në kontribut jetësor për Kosovën. Në dyvjetorin e vdekjes e kujtojmë legjendën Fadil Vokrri, i cili e zhvilloi dhe ndërkombëtarizoi sportin kosovar në arenën ndërkombëtare. Me profesionalizimin, urtësinë dhe vizionin e tij, Vokrri arriti ta anëtarësojë Kosovën në UEFA dhe FIFA. Gjithmonë mirënjohës për kontributin e tij”, ka shkruar presidenti Thaçi. /InLajmi/