Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka përkujtuar legjendën e futbollit, Fadil Vokrrin me rastin e dy vjetorit të vdekjes së tij, ai tha se emri dhe figura e tij do të jenë motiv për çdo të ri që synon të bëjë karrierë të suksesshme në fushën e futbollit, shkruan InLajmi.
Mustafa tutje ka thënë se Kosova është krenare që pati një personalitet me vlera të larta njerëzore si Vokrri.
Komunikata e plotë:
“Sot, në dy vjetorin e vdekjes përkujtojmë ikonën e futbollit kosovar, Fadil Vokrrin. Vokrri ishte personalitet me vlera të larta njerëzore dhe sportist i nivelit ndërkombëtar. Ai me kontributin e tij të jashtëzakonshëm në promovimin e sportit kosovar në arenën ndërkombëtar, arriti që vendin tonë ta anëtarësoj në dy shtëpitë më të mëdha të futbollit në nivel botëror në UEFA dhe FIFA.
Emri dhe figura e Fadilit do të jenë motivi i cdo të riu që synon të bëjë karrierë të suksesshme në fushën e futbollit.
Kosova është krenare që lindi dhe rriti një talent të rrallë siq ishte Fadili. Lavdi jetës dhe veprës së Fadil Vokrrit”. /InLajmi/