Në vendin tonë sot janë raportuar 6 raste të reja me koronavirus, ku përpos komunës së Vushtrrisë është paraqitur edhe një rast i ri në Gjilan, përcjell InLajmi.
E kryetari Lutfi Haziri pas lajmit tregoi detaje për të infektuarin i cili në fakt është rast kontakti nga Prishtina, i cili ka kërkua të transferohet në Gjilan.
Postimi i tij i plotë:
Sapo e morëm lajmin nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përkatësisht Laboratori i Mikrobiologjisë Molekulare, për një rast të ri të infeksionit me Covid19 nga Gjilani. Personi, në fakt, është infektuar në Prishtinë, në vendin e tij të punës dhe ka kërkuar që të transferohet në Gjilan, gjë që ia kemi mundësuar. Asnjë kontakt nuk ka pasur me Gjilanin dhe po monitorohet nga shtabi për emergjencat civile ndhe intitucionet shëndetësore,
Gjatë ditës, kemi mbajtur takim koordinues me emergjencat civile dhe intitucionet shëndetësore për vlerësimin e situatës e cila është nën kontroll në komunën tonë.
Ju lutem, mos prano dhe mos jep shërbime pa masa mbrojtëse. Plus asaj, mbaje distancën sociale. Mos dil dhe mos shko askund pa arsye të madhe!/InLajmi/