Përmes një komunikate në facebook, Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës ka bërë apel që qytetarët dhe institucionet të rrespektojnë orarin e punës, si dhe të rrespektohen rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë, përcjell InLajmi
Në komunikatë thuhet se Shtabi Emergjent kujdesshëm ka harmonizuar të gjitha kërkesat e qytetarëve, Institucioneve Lokale, gjithashtu ka pasur një bashkëpunim ndërinstitucional me M.SH. dhe IKSHP.
Postimi i plotë:
Njoftim nga Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës
Shtabi Emergjent i Komunës së Fushë-Kosovës në takimin e mbajtur me datën 09.06.2020, shqyrtoi Informatën lidhur me situatën pandemike në periudhën emergjente, (mars, prill, maj). Roli dhe kontributi i Shtabit Emergjent ka qenë i jashtëzakonshëm dhe shumë domethënës në menaxhimin e pandemisë COVID-19. Komuna, QKMF, Stacioni e Policisë, Njësia e Pastrimit, QPS, bizneset tregtare, kanë qenë fronti i parë i ballafaqimit me këtë situatë duke përkrahur qytetarët dhe duke funksionalizuar institucionet lokale si masë parandaluese të virusit COVID-19. Në periudhën e parë kishim 8 raste kontakti dhe të gjitha janë të shëruara. Shtabi emergjent ka trajtuar të gjitha kërkesat dhe ka vendosur prioritetet për tu mbrojtur Shëndeti Publik, përmasë masave mbrojtëse dhe furnizimeve tjera bazike.
Që kur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, është evidente rritja e numrit të infektuarve me COVID-19, tani kemi 23 raste kontakti nga Komuna e Vushtrrisë dhe KEK-u.
Shtabi Emergjent apelon që të gjithë qytetarët, bizneset dhe aktorët tjerë të respektojnë dhe zbatojnë masat mbrojtëse, rekomandimet e M.SH. dhe IKSHP.
Shtabi Emergjent kujdesshëm ka harmonizuar të gjitha kërkesat e qytetarëve, Institucioneve Lokale, gjithashtu ka pasur një bashkëpunim ndërinstitucional me M.Sh. dhe IKSHP.
Luten institucionet, bizneset, qytetarët për mbajtjen e rendit dhe respektimin e orarit të punës./InLajmi/