Komuna e Vushtrrisë pas konfirmimit të 15 rasteve të reja ka marrë vendim për mbylljen e çerdhes publike “Foleja”, shkruan InLajmi.
Lajmin e bënë të ditur përmes rrjetit social facebook ku thanë se deri në këtë moment nuk kemi asnjë të infektuar, as nga stafi e as nga fëmijët që kanë qenë prezentë këto ditë në çerdhe, e vetmja arsye është të ruhet shëndeti i fëmijëve.
Në njoftim thuhe se pas një vlerësimi të situatës epidemiologjike në komunën tonë e me qëllim të ruajtjes së shëndetit të fëmijëve.
“Shtabi Emergjent Komunal vendosi që përkohësisht të ndërprejë punën në çerdhen “Foleja” në Vushtrri nga nesër, e martë 09.06.2020, deri në një njoftim tjetër. Andaj njoftojmë të gjithë prindërit që mos t’i dërgojnë fëmijët në çerdhe deri në një njoftim tjetër”, thuhet në njoftimin e tyre. /InLajmi/