Tava me spinaq ose burania, është një nga gjellët më të gatuara në shtëpitë tona; mund të gatuhet me ose pa mish, por sido që ta gatuajmë është një gjellë e shëndetshme dhe shumë e shijshme.
1 kg spinaq
1 qepë
4 qepë të reja
1 filxhan kafeje oriz
kripë dhe piper i zi
piper i kuq
4-5 vezë
Qepën e grirë e skuqim lehtë sa të zbutet me pak vaj ulliri.
Më pas shtojmë tulin e një domateje të grirë imët dhe i lëmë sa të ziejnë pak me lëngun e tyre.
Shtojmë edhe spinaqin e grirë dhe ashtu i lëmë të ziejnë në lëngun e tyre.
Hedhim kripë e piper të zi. Shtojmë edhe piperin e kuq.
Pastaj i hedhim nje filxhan kafeje oriz të larë e pastruar dhe i vëmë kapakun të ziejnë në zjarr të ngadaltë, duke i shtuar edhe pak ujë.
Pastaj tavën e vëmë në furrë derisa të shterrojë lëngun e të zihet orizi.
Pak para nxjerrjes nga furra mbi tavë hedhim vezët dhe e kthejmë edhe për pak minuta në furrë.
Ju bëftë mirë.